Në Serie A takohen për VAR-in

Pritet të ketë një takim midis gjyqtarëve të Serie A dhe trajnerëve, për shkak të një serie incidentesh të diskutueshme rreth VAR-it.

Sport

12/11/2018 09:24

Video ndihmës gjyqtari apo ndryshe që njihet me emrin VAR, u futën në përdorim në fillim të sezonit të kaluar, por këtë sezon ka pasur disa incidente të diskutueshme.

Një faull i dyshuar nga Kostas Manolas në Gaston Ramirez u rishikua në ndeshjen Roma-Sampdoria, por nuk duket të jetë një “gabim i qartë “, përcjell “lajmi.net”.

VAR u përdor për të shqyrtuar një incident ku gjuajta e Stephan El Shaarawy goditi krahun e Omar Colley.

Nuk u dha penallti, por VAR nuk u konsultua as për incidente të ngjashme në Chievo-Bologna dhe Atalanta-Inter.

Për më tepër, Milanit iu dha një penallti kundër Juventusit pas një ndërhyrjeje nga VAR, megjithëse ishte shumë e qartë se Medhi Benatia prekun topin qëllimshëm.

Marokeni e preku topin me dorë qëllimisht, andaj do të duhej të ndëshkohej me karton të verdhë.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’ , ndeshjet e kombëtareve do të mundësojnë që në Itali të mbahet takim midis zyrtarëve dhe trajnerëve, me qëllim që të ofrojë më shumë qartësi dhe saktësi. /Lajmi.net/