Në QKUK vendosen ulëse për familjarët e pacientëve

Më në fund janë vendosur disa ulëse nëpër korridoret e klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Lajme

22/05/2018 16:18

Familjarët nuk do të presin më në këmbë dhe nuk do të kenë nevojë të marrin karrige nga shtëpia, për të ndenjur afër pacientëve të hospitalizuar.

SHSKUK ka blerë 100 ulëse, 50 copë për dy vetë dhe 50 për tre vetë. Ulëset e metalit janë vendosur në të gjitha klinikat e internos dhe në ato të kirurgjisë.

Më në fund QKUK-ja vendos ulëse për familjarët e pacientëve