Në prag të festës së Bajramit, Fero ndihmon një familje – Lajmi.net
Në prag të festës së Bajramit, Fero ndihmon një familje
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 19:33, 14 June 2018
Reperi nga Gjilani, Fero edhe pse duket pak më i 'llastuar' kësaj radhe ka shfaqur anën humanitare të tij.

Pasi jemi në prag të festës së Bajramit, Fero ka vendosur që ta gëzojë një familje në Komunën e Shtimes, shkruan lajmi net.

Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Met Elshani i cili ka publikuar një video në Instagram, teksa shihet Fero me qese të mbushura.

“Fero sot nje familje qe rrit dy jetima ne komunen e Shtimes me disa dhurata jau embelsoj sadopak festen e madherishme Fiter Bajramin 🙏”, ka shkruar ai.

Përpos projekteve të suksesshme dhe koncerteve të shumta, Fero tashmë shquhet edhe për humanitetin  e tij. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO