Në orët e vona, me këtë veshje provokoi Enca para pasqyrës

Këngëtarja Enca Haxhia është një nga emrat më të përfolur të shoubizit shqiptar.

ShowBiz

19/11/2017 08:05

Veprimet e saj për të cilat shpesh edhe komentohet, janë ato që e bëjnë Encën të komentuar në medie, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Enca ka postuar një video përmes së cilës bënte lëvizje provokuese para pasqyrës e veshur me një fustan që zbulonte shumë.

Përveç se ekspozonte gjoksin si çdo herë, me atë veshje të tejet të shkurtër dhe të hapur ajo tregonte edhe të brendshmet që kishte veshur dhe atë fare pa problem.

Që nga publikimi i këngës “Ciao” disa muaj më parë, këngëtarja nuk solli ndonjë projekt të ri. /Lajmi.net/