Në një takim kalimthi, kryeministrja serbe i përmend Trumpit qëndrimin për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka pasur një bisedë të shkurtër me presidentin amerikan, Donald Trump.

Lajme

26/09/2018 12:42

Bërnabiq përkundër që nuk kishte shumë minuta kohë në dispozicion ka falënderuar Trumpin për qëndrimin rreth Kosovës, dhe ndryshimin e qëndrimit të administratës së tij karshi Serbisë, transmeton lajmi.net.

Ajo po merr pjesë në pritjen tradicionale të presidentit të SHBA-së që organizon në prag të debatit të përgjithshëm në Kuvendin e OKB-së.

Më parë është këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë.

Gjatë bisedës së shkurtër mes Bërnabiq dhe Trump, ky i fundit i ka thënë se serbët janë “njerëz të mirë”. /Lajmi.net/