Në mungesë të parave për të angazhuar profesionistë në riparimin e gjësendeve, njerëzit shpesh detyrohen të improvizojnë (Foto)

Të gjithë ne njohim dikë që mendon se mund t’i rregullojë të gjitha gjërat, qofshin aparate elektrike, mobile apo edhe libra, por në mungesë të parave për të kërkuar ndihmë nga profesionistët detyrohemi të modifikojmë gjëra nga zori.

Fun

17/02/2017 02:30

Blogu “I fixed” ka dokumentuar përmes fotove, se pavarësisht se sa mundohemi t’i riparojmë disa gjëra në shtëpi pa ndihmën e profesionistëve, ato prapë se prapë mbesin qesharake e besa edhe të rrezikshme për tu përdorur, transmeton Telegrafi.

Nga përdorimi i një çelësi për të bashkuar spinën me prizën tek përdorimi i librave si shtyllë për të mbajtur raftin, këto foto tregojnë se disa persona duhet të udhëzohen që të qëndrojnë larg kutisë së veglave. /Telegrafi/