Në moshën 16 vjeçare, babai i tregoi vajzës një surprizë që e bëri të shpërthej në lot (Video)

16 vite në 5 minuta!

Fun

21/06/2018 20:39

Frans Hofmeester është një artist holandez dhe babai i një vajze të quajtur Lotte.

Ai nganjëherë merr pak frikë kur e vëren se sa shpejt fluturon koha dhe kjo ndjenjë është bërë më e fortë kur shikon që vajza e tij rritet, transmeton lajmi.net

Por, kjo ndjenjë gjithashtu e frymëzoi atë për të filluar një projekt shumë të veçantë që nisi kur Lotte ishte vetëm një fëmijë – ai filloi ta filmonte 15 sekonda çdo javë derisa ajo i bëri 16 vjet.

Rezultati është një portretizim magjepës i fëmijërisë, i kondensuar në një video pesë minutëshe.

Të shikosh një fëmijë të rritet dhe të ndryshojë me këtë shpejtësi është e mjaftueshme për të lënë çdo prind pa frymë. Jeta është kaq e shkurtë dhe çdo moment është i çmuar. Kjo video është një kujtesë e veçantë./Lajmi.net/