Në Lladrovc të Malishevës gjendet një 57 vjeçar i vrarë

Sot në ora 09:30 stacioni policor në Malishevë ka pranuar informacion se në fshatin Lladrovc në rrugë gjendet një veturë në të cilën dyshohet se është një person pa shenja jete.

Lajme

04/08/2018 18:01

Menjëherë policia me të gjitha njësitë relevante ka shkuar në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës S.B . 57 vjeçar kosovar/shqiptar.

Nga hetimet fillestare dyshohet për vrasje. Hetimet e drejtorisë rajonale të policisë në Gjakovë në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Gjakovë, në mënyrë intensive po punojnë në hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. /Lajmi.net/