Në Kosovë qytetarët migrojnë, VIP-at bëjnë jetë lluksi

Garat për lluks mes fytyrave publike nuk kanë të ndalur. Madje kjo po bëhet gjithmonë e më e ashpër.

ShowBiz

08/02/2015 21:23

Përderisa në vendin tonë fenomeni migrim sa vjen e rritet, kjo aspak nuk ndikon në ndjeshmërinë e disa këngëtareve tona, të cilat e shfrytëzojnë cdo moment që të tregojnë se kanë një jetë të shtrenjtë.

Së fundi këngëtarja drenicase, Leonora Jakupi, duket se është ‘infektuar’ për të treguar se në dollapin e saj nuk ka asgjë të lirë, duke shfrytëzuar kështu cdo moment që të tregojë se bën jetë me standart të lartë.

E derisa në të gjitha emisionet shumë emra të njohur mburren me shpirtin e tyre human, realiteti po rezulton ndryshe. Lajmi.net