Në këtë datë Fero lanson ‘super projektin’

Ka një kohë të gjatë që reperi nga Gjilani, Feronit Shabani apo siç njihet për publikun Fero ka paralajmëruar projektin e ri.

ShowBiz

04/10/2018 16:43

Për këtë këngë Fero ka punuar fuqishëm ku tashmë erdhi edhe koha e publikimit të saj, shkruan lajmi net.

Në një foto të siguruar nga lajmi net duket një pamje ekskluzive nga xhirimet e klipit të ri të reperit kosovar.

“Kënga titullohet ‘Bona Famë’, pritet të lansohet të shtunën e cila është punuar nga ZappnChriss kurse për videoklipin është përkujdesur Filmnation”, sipas burimeve të lajmi net.

Fero gjithashtu kishte paralajmëruar edhe një album të ri, publikimin e të cilit e kishte kushtëzuar me plotësimin e shifrës prej 500 mijë komentesh mbi një imazh.

Sido që të jetë jeni në ‘Epokën e Feros’ ku të shtunën mund të shijoni një super projekt nga ana e tij. /Lajmi.net/