Më në fund një lajm i mirë për familjen Schumacher

Pasi mbylli këtë sezon në vendin e dytë të kampionatit të Formula 4 në Gjermani dhe Itali, 17-vjeçari Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher, do të garojë vitin tjetër në Botërorin e Formula 3.

Sport

24/12/2016 21:03

Ai do të vazhdojë të jetë një pilot i makinës italiane “Team Prema”, me të cilën konkurroi edhe këtë sezon.

Kjo skuadër ka disa talente të automobilizmit nën kontratë, një ekip që operon ngushtë edhe me Ferrarin.

Mick ka kryer që tani disa teste me makinën e re që do të përdorë në Botërorin e Formula 3, duke fituar “Indian Run MRF Challenge”, që u zhvillua javën e kaluar në Dubai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.