Ndryshimet që ndodhin në jetën e partnerëve pas martesës

Vitin e parë të martesës gjithçka është e re, si për ju ashtu edhe për bashkëshortin tuaj.

Fun

21/09/2017 14:05

Me kalimin e kohës, lidhja nis një fazë më të etë. Ju kaplon një lloj dembelizmi, lidhjes i kushtoni më pak rëndësi, përqafimet dhe marrëdhëniet tuaja mund të shkurtohen apo të rrallohen, por tashmë e njihni më mirë me partnerin tuaj. Ndryshimet që do t’i pësoni brenda një viti, qofshin të mira apo të këqija, pak a shumë do të jenë kështu:

Zakonet e mëparshme fillojnë t’ju duken të bezdisshme
Tiparet e bashkëshortit tuaj, që më herët ju janë dukur “të dashura”, tani mund t’ju duken të bezdisshme. Për shembull pirja e ujit nga shishja, shtypja e pastës së dhëmbëve nga mesi, etj, që fatkeqësisht tashmë mund të bëhen “të pafalshme”.

Bëheni miq
Me kohë lidhja stabilizohet dhe filloni të miqësoheni. Çdo gjë së pari dëshironi t’i tregoni bashkëshortit tuaj, dhe ai duke ju dëgjuar ua plotëson fjalinë tuaj. Talljet tuaja që i kuptoni vetëm ju të dy, krijon imazhin e çiftit të përkryer.

Nuk turpëroheni të bëni kontroll dhëmbësh

Nuk hezitoni të pyesni bashkëshortin tuaj pasi të keni ngrënë ushqim, në ju ka mbetur ndonjë gjë në dhëmbë ose jo. Kjo është pjesë e afrimitetit që tashmë keni krijuar. /Lajmi.net/