Ndotja e ajrit në Prishtinë – Qytetari: Kryeqyteti duhet të ishte në Pejë (Video)   – Lajmi.net
Ndotja e ajrit në Prishtinë – Qytetari: Kryeqyteti duhet të ishte në Pejë (Video)  
Autori: Lajmi.net LajmeLajmiVOXNacionale 9:57, 26 November 2016
Ditëve të fundit moti i cili ka përfshirë vendin ka ndikuar edhe në cilësinë e ajrit, sidomos në Prishtinë.

Industria, transporti dhe konsumi i lëndëve të ngurta djegëse që përdoren nga ngrohjet e ndryshme, vazhdojnë të ndikojnë në ndotjen e ajrit, raporton lajmi.net.

Një ditë më parë është konfirmuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, se nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është konstatuar se gjatë periudhës monitoruese për dy javët e fundit janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Ndotjen e ajrit po e vërejnë edhe qytetarët e Prishtinës.

Për rubrikën LajmVOX, një qytetar ka thënë se ajri është shumë i ndotur në vendin ku ai banon.

“Ajri është shumë i ndotur në gjithë Kosovën, ne në Sllatinë kemi ajër shumë të ndotur”, ka thënë ai.

Një tjetër qytetar është ankuar për mos pastrimin e mbeturinave dhe mosricikilimin e tyre.

“Ne shumë pak kujdesemi për pastrimin e ajrit, nuk pastrojmë mbeturina si duhet nuk bëhet riciklimi i tyre”, është shprehur ai.

Ndërsa një qytetar tjetër ka theksuar se cilësinë e ajrit të dobët po e vren edhe në frymëmarrje.

Për qytetarin e fundit të intervistuar nga LajmVOX, kryeqytet duhet të ishte Peja në mënyrë që të kishim ajër të pastër, pasi sipas tij Prishtinës i mungon lumi dhe mali./Lajmi.net/


Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play iStunt 2
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Urban Basketball