Ndodh në Tiranë, shoferit i vjedhin makinën para syve

Një vjedhje e çuditshme ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku një 47-vjeçari i kanë vjedhur makinën sa “hap e mbyll sytë”.

Lajme

23/07/2017 16:06

Mësohet se shtetasi me inicialet L. Ç., kishte dalë nga automjeti për pak dhe më pas i kanë vjedhur makinën bashkë me sendet e tij personale.

Njoftimi i Policisë

Oficerët e Policisë nga Komisariati Nr. 6, raportojnë se në datë 22.07.2017, shtetasi L. Ç., vjeç 47, banues në Tiranë, me profesion shofer, kallëzon se rreth orës 02:00, në Unazë të Re, i kanë vjedhur mjetin tip “Land Rover”, ku në mjet kishte portofolin me 30.000 lekë, kartën e identitetit, kartën e mbushjes së karburantit, telefonin e markës “Dooge” e lejen e drejtimit.

Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe gjetjen e mjetit.