Ndarja e Melanisë me Trump (Foto)

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump nuk është e lumtur në familjen Trump. Sipas të përjavshmes US, ajo nuk e fsheh më nga askush faktin se është e palumtur.

ShowBiz

23/03/2017 15:36

Melania dhe presidenti Trump nuk jetojnë së bashku në Shtëpinë e Bardhë, deri sa djali i tyre Baron të përfundojë shkollën.

Melania po jeton në Trump Tower, por edhe edhe në rastet që jetojnë në të njejtën shtëpi, Melania dhe Trump sipas të përjavshmes US, nuk flejnë në të njejtin krevat.

“Ata flenë në dhoma të ndryshme,” -u shpreh një tjetër burim i afërt me familjen për gazetën US. “Ata nuk e kalojnë asnjëherë natën bashkë.”

Gjithashtu, këto burime kanë thënë edhe se Melania dëshiron të ketë të bëjë sa më pak me Donald-in dhe gjithashtu nuk do të ketë fare lidhje me presidencën e tij.

Thashethemet në lidhje me martesën e çifit presidencial, u hapën pas një sërë sjelljesh aspak të hijshme të presidentit Trump karshi Zonjës së Parë.