Ndalet Ronaldo

Seria e jashtëzakonshme e golave nga Cristiano Ronaldo u ndal në El Sadar të shtunën, ku Real Madrid barazoi 2:2 me Osasunën. Ylli portugez bëri nëntë tentime por pa sukses, nuk ishte dita e tij. Ronaldo kishte realizuar në tetë ndeshje të njëpasnjëshme, por nuk arriti ta gjejë golin edhe përball Osasunës ku skuadra e…

Sport

15/12/2013 13:30

Seria e jashtëzakonshme e golave nga Cristiano Ronaldo u ndal në El Sadar të shtunën, ku Real Madrid barazoi 2:2 me Osasunën. Ylli portugez bëri nëntë tentime por pa sukses, nuk ishte dita e tij.

Ronaldo kishte realizuar në tetë ndeshje të njëpasnjëshme, por nuk arriti ta gjejë golin edhe përball Osasunës ku skuadra e tij nxori një pikë edhe pse ishte në disavantazh prej dy golash dhe për një pjesë të gjatë të takimit luajti me një futbollist më pak pas përjashtimit të mbrojtësit Sergio Ramos.

Prej disfatës 2:1 nga Barcelona në Nou Camp më 26 tetor, njëri prej tre finalistëve për Topin e Artë 2013, realizoi 15 gola në tetë ndeshje, duke shkëlqyer për Portugalinë drejt sigurimit të kualifikimit për në Kampionatin botëror 2014.

Në mesin e tyre 11 gola në gjashtë ballafaqime për Real Madridin.