Ndahet nga jeta arkitekti i ‘Piramidës’, Klement Kolaneci

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare Klement Kolaneci, arkitekti i njohur shqiptar i rreth 400 veprave, mes të cilave mund të veçohet ‘Piramida’ dhe Pallati i Kongreseve në Tiranë.

Lajme

21/04/2016 16:03

Kolaneci u nda nga jeta rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm pas një sëmundjeje të pashërueshme.

Klemenet Kolaneci ishte bashkëshorti i Pranvera Hoxhës, vajzës së ish-diktatorit, Enver Hoxhës.