NATO nuk toleron dhunën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Anders Fogh Rasmussen, thotë se dhuna dhe kërcënimet në Kosovë nuk mund të tolerohen dhe se Aleanca do të rrijë syçelë në këtë moment të rëndësishëm.

Lajme

04/11/2013 14:33

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Anders Fogh Rasmussen ka dënuar sulmet e djeshme ndaj vendvotimeve në pjesën veriore të Kosovës.

“I dënoj fuqishëm sulmet ndaj vendvotimeve në Mitrovicën e Veriut. Dhuna dhe kërcënimet nuk mund të tolerohen”, ka thënë Rasmussen në një deklaratë të lëshuar në profilin e tij në Twitter.

“KFOR vendosi forcën e reagimit të shpejtë pas kërkesës së EULEX’it për të siguruar lëvizjen e lirë të materialit zgjedhor deri te Qendra e Numërimit”.

“Zgjedhjet në Kosovë janë një element i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. NATO do të mbesë vigjilente në këtë moment të rëndësishëm”, ka thënë Anders Fogh Rasmussen.