NASA të hënën e ka një lajm të rëndësishëm për njerëzimin

Siç duket misteri i planetit Mars është zgjidhur. NASA ka paralajmëruar se do të bëj një njoftim të madh për planetin e kuq të hënën.

Fun

26/09/2015 13:53

NASA ka bërë një premtim të madh për të hënën, duke thënë se do të zbulojë përgjigjen e një misteri të madh për Marsin.

Agjencia amerikane e hapësirës tha se do të njoftojë të hënën për ‘një konstatim të madh shkencor’ lidhur me planetin e kuq, njoftim ky i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e saj, transmeton lajmi.net.

Ka shumë spekulime se misteri i cili pritet të zbulohet është prania e ujit në këtë planet, në një anë të sipërfaqes së tij.

Për këtë njoftim NASA ka treguar në profilin zyrtar në Twitter. (lajmi.net)