Nadal eleminohet nga US Open

Rafael Nadal është eleminuar në rrethin e tretë të turneut US Open.

Sport

05/09/2015 18:19

Nadal u mposht nga italiani Fabio Fognini me rezultat 3:2 në sete, edhe pse ishte në epërsi prej dy setesh.

Kjo është hera e parë që spanjolli humb në një turne pasi kishte pasur paraprakisht epërsi të dyfisht në sete.