Mustafi shënon dy gola, feston me shqiponjë (Video)

Shkodran Mustafi ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e skuadrës së tij kundër Villarealit me rezultat 3-1, duke shënuar dy gola në këtë takim.

Sport

02/11/2014 19:39

Valencia ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Villareali me rezultat mjaft bindës prej 3-1.

Golin e parë në këtë takim, Shkodran Mustafi e shënoi në minutën e 64’ të cilin e festoi duke bërë shqiponjën me anë të duarve.

Golin e tij të dytë në këtë takim, ai e shënoi në minutën e 73’ duke vërtetuar edhe një herë formën perfekte që është duke kaluar për momentin.

Video