Mustafi kushton 50 milionë euro

Klubet e interesuara për mbrojtësin e Valencias, Shkodran Mustafi duhet të paguajnë 50 milionë euro.

Sport

24/04/2015 19:30

Shkodran Mustafi është bërë lojtar i madh.

Futbollisti shqiptar po shkëlqen në fanellën e Valencias, ku ishte transferuar verën e vitit të kaluar nga Sampdoria, pasi kishte zhvilluar ndeshje fenomenale në futbollin italian, shkruan Zëri.

Në “Mestalla”, përfaqësuesi gjerman është bërë lojtar i pazëvendësueshëm.

Përpos mbrojtjes së sigurt, ai ka arritur t’i shënojë edhe tre gola.

Kjo ka bërë që ai të bëhet ndër lojtarët kyçë të Valencias.

Dhe, sipas mediave spanjolle, klubi nga La Liga do t’i kërkojë 50 milionë euro për futbollistin shqiptar nga Maqedonia, aq sa është klauzola e tij.

Borussia Dortmundi dhe Wolfsburgu kanë shprehur interesim për Kampionin Botëror.