Mustafa thotë se nga shtatori, “Adem Jashari” i gatshëm edhe për përfaqësuesen

Kryeministri në detyrë  Isa Mustafa, i cili njëherit është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se që nga shtatori përfaqësuesja e Kosovës dhe tifozët nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë jashtë Kosovës, për të luajtur, a po përcjell ndeshje.

Lajme

10/06/2017 14:57

Ai pas vizitës që i ka bërë Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, të premten ka thënë se punimet janë kryer më stendat të lartë të cilat janë pranuar nga UEFA dhe FIFA.

Mustafa të shtunën me anë të një pso

“Që nga shtatori, ekipi përfaqësues, klubet tona dhe tifozët tanë të shkëlqyer, nuk do të detyrohen të udhëtojnë jashtë Kosovës për të përcjellur ndeshjet. Dje, me rastin e përfundimit të punimeve, vizituam Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, të cilat janë verifikuar dhe janë testuar sistematikisht dhe përfundimisht janë pranuar nga UEFA dhe FIFA”, ka shkruar Mustafa në facebook, përcjell lami.net.

Ai në një postim në facebook të shtunën ka thënë se edhe stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm për ndeshjet e përfaqësues.

“Po punohet shumë në stadiumin e Prishtinës dhe ai do të jetë gati për Përfaqësuesen.Kemi filluar përgatitjet që t’i kthejmë në stadiume që plotësojnë kushtet për zhvillimin e garave ndërkombëtare edhe stadiumet në Gjilan dhe Pejë”.

“Ndërkaq, tashmë ka filluar faza e parë për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar “Dardania Arena” që do të ndërtohet në Bërnicë të Poshtme, ku do të vazhdojnë investimet derisa të finalizohet në tërësi”, ka shkruar Mustafa.

Përfaqësesja e Kosovës në futboll deri më tani ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, si vendas i ka luajtur në Shqipëri./ Lajmi.net/