Mustafa: Mali i Zi në NATO, kontribut qenësor për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përgëzuar kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, pas miratimit në Kuvendin e Malit të Zi të vendimit për hyrjen në Aleancën Veriatlantike (NATO).

Lajme

28/04/2017 20:31

 Më këtë rast, kryeministri Mustafa ka thënë se anëtarësimi përfundimtar i Malit të Zi në NATO do të jetë një sinjal i fuqishëm i triumfit të vlerave euroatlantike në këtë pjesë të Evropës dhe botës, duke dhënë kontribut qenësor në proceset integruese të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë, po ashtu, se ky vendim historik për Malin e Zi, do të ketë refleksione pozitive për stabilitetin në rajon dhe më​ gjerë.