Mustafa: Eksperienca e Ilir Metës do të ketë imapkt pozitiv për zhvillimet në Shqipëri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar z. Ilir Meta, pas zgjedhjes në postin e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë.

Lajme

28/04/2017 20:40

 

Kryeministri Mustafa i ka uruar z. Meta suksese, pas marrjes së kësaj detyre të rëndësishme, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtejshëm me Shqipërinë.

Duke vlerësuar lidershipin dhe kontributin e deritashëm të Ilir Metës, kryeministri Mustafa ka shprehur bindjen se eksperienca dhe maturia e Presidentit Meta do të kenë impakte pozitive për zhvillimet në Shqipëri dhe më gjerë. /Lajmi.net/