Mushkolaj: Nuk do të ishte befasi, përmbysja e rezultateve në balotazh

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se rezultati real i zgjedhjeve të 22 tetorit, janë ato që janë shpallur në raundin e parë, sepse sipas tij, balotazh ka tjera pazare dhe kombinatorika.

Lajme

23/10/2017 23:48

Ai në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka theksuar se nuk do të ishte befasi nëse do të ndodhë përmbysja e rezultateve në garën e balotazhit.

“Viti 2013 ka treguar se përmbysja e rezultateve është e mundshme. Këtu e kemi rastin e Ferizajt, ku kandidati i PDK-së edhe pse kishte dalë i pari, në balotazh e humbi garën. Për të vazhduar me rastin e Mitrovicës, ku Agim Bahtiri, me një diferencë gati prej 20 për qind të votave e kishte përmbysur rezultatin”, ka shtuar Mushkolaj.

Sipas tij, është gabim krahasimi dhe matja e votës së zgjedhjeve parlamentare me ato lokale, sepse sipas tij, vota nacionale nuk mund të përkthehet automatikisht në votë lokale.