Murtezaj në Francë merr mbështetje për proceset integruese

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj është pritur në një takim nga zyrtarë të lartë dhe udhëheqës të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.

Lajme

14/09/2016 09:34

Murtezaj në Paris ka takuar drejtoreshën për Evropën Kontinentale, Florence Mangin, shefin e misionit për Evropën Ballkanike, Guillaume Rousson si dhe zyrtarë të tjerë që merren me Kosovën në Ministrinë e Jashtme Franceze.

Në këtë takim zëvendësministri Murtezaj ka falënderuar Francën dhe popullin e saj për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në të gjitha proceset.

Duke folur për tema të shumta, është shprehur përkushtimi më i lartë i qeverisë së Kosovës për të ecur përpara në agjendën e integrimeve evropiane dhe proceset zhvillimore të vendit.

Nga ana tjetër, drejtoresha për Evropën Kontinentale, Florence Mangin, ka theksuar gatishmërinë e vazhdueshme të qeverisë franceze për të përkrahur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit dhe të integrimeve evropiane.

Në takim zëvendësministri Murtezaj u shoqërua nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi