Mundo Deportivo: Barca e pret Labinot Kabashin

Labinot Kabashi fillon të shoh dritë në fund të tunelit.

Sport

16/01/2019 18:21

Sulmuesi i Kosovës që më 28 shkurt mbush 19 vite, ka filluar të stërvitet pjesërisht me të rinjtë e Barcelonës që njihen si Juvenil A, dhe është në fazat e fundit të rimëkëmbjes nga lëndimi i rëndë i ligamentit në gjurin e djathtë në marsin e kaluar.

Gazeta e madhe spanjolle e afërt me Barcelonën, raporton se kampionët e La Ligas kanë besim të madh të Labinot Kabashi, pavarësisht problemeve me lëndimet.

“Kabashi është një sulmues me potencial të madh. Përkundër historisë me lëndime në gjurin e djathtë, klubi ende ka besim se ai mund të ngritët në karrierë. Sezonin e kaluar kur po përparonte, lëndimi i dytë në të njëjtin gju ia mohoi këtë. I pari kishte arritur në vitin 2016 vetëm pak pasi ishte ftuar në ekipin e Përfaqësueses së Kosovës si 16 vjeç”, shkruan mediumi spanjoll, përcjell ‘lajmi.net’.

Labinot Kabashi i cili ka veshur fanellën e Kosovës, cilësohet si aset i madh për të ardhmen për ekipin e ‘Dardanëve’./Lajmi.net/