Muhamet Mustafa: Nëse opozita do ishte në pushtet, a do e pranonte demarkacionin?

Për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, tha se deklarata e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, se vendi mund të shkojë në zgjedhje me marrëveshje mes partive, nuk përbën është asgjë të re.

Lajme

22/10/2016 23:10

Mustafa thotë se “është e saktë se me marrëveshje të partive politike dhe Grupeve Parlamentare mund të shpërndahet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhjet”, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, është e paqartë se si do t’i zgjidhnin zgjedhjet problemet aktuale, në veçanti atë të demarkacionit.

“A do të thotë kjo se një, dy ose me shumë parti, që tani janë në opozitë, me të hyrë në pushtet do ta ndërronin mendimin dhe do të votonin pro demarkacionit që tash e kundërshtojnë?”, ka pyetur Mustafa. /Lajmi.net/