Mozzik fejohet me Loredanën?

Dyshja Mozzik dhe Loredana Zefi tash e një kohë janë në lidhje, por asnjëherë nuk kanë pranuar të folin publikisht për këtë çështje.

ShowBiz

08/01/2018 13:45

Së fundi, dyshja kanë udhëtuar për në Turqi, ku po kalojnë pushime të paharruara, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e tij në Instagram, Mozzik ka publikuar një fotografi me të cilën tregon unazat që kanë shkëmbyer me të dashurën e tij.

Unazat përmbajnë inicialet e tyre dhe që të dy i kanë vendosur në gishtin e fejesës, gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet se ata janë fejuar.

“MashAllah @loredanazefi”, ka shkruar reperi mbi fotografi në të cilën lë shumë pikëpyetje. /Lajmi.net/