Mourinho po e merr drejtimin e skuadrës së madhe

Jose Mourinho është shumë afër që të rikthehet në futboll.

Sport

18/02/2019 08:38

Pas shkarkimit nga Manchester United, Jose Mourinho po kërkon një skuadër të re.

Trajneri portugez është shumë afër që të kalojë te PSG-ja, përcjell lajmi.net.

Mourinho thuhet se është pajtuar që ta marrë drejtimin e skuadrës franceze në verën që po vjen.

Portugezi ishte në fundjavën që shkoi me Nicolas Anelkan për ta shikuar PSG-në nga afër, andaj thuhet se aty mund të jetë arritur një para marrëveshje. /Lajmi.net/