Motori përplaset me autobusin dhe merr flakë, lëndohen dy të rinj

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur, pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas me një autobus ku udhëtonin turistë.

Lajme

28/04/2018 10:06

Pas përplasjet motori është përfshirë nga flakët.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje.

Të plagosurit janë identifikuar si Mariglen Buzhani 26 vjeç dhe 18-vjeçarja Çeleste Zerani.

Ata janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Për shkak të aksidentit u bllokua për disa minuta aksi rrugor Lushnje-Rrogozhinë.