I moshuari tenton të vetëdigjet në majë të Piramidës (Video)
Një i moshuar ka tentuar t’i vërë flakën vetes pasi ëshë ngjitur në majë të Piramidës në Tiranë.

Lajme
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 00 të mëngjesit të sotëm, kur personi që shihni në këtë video amatore është ngjitur në majë të Piramidës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pasi është zhveshur, shihet duke hedhur një lëndë të lëngshme mbi trupin e tij që dyshohet të jetë benzinë.
Kalimtarë të rastit që kanë parë skenën kanë njfotuar policinë.
Efektivët blu mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shmangën tentativën për vetëdjegie të të moshuarit.
Ai është shoqëruar në polici, dhe pritet dëshmia e tij për të mësuar më shumë mbi shkaqet e këtij veprimi ekstrem, që u arrit të shmangej falë ndërhyrjes së policisë./ORA/
