I moshuari i kërkon seks 25-vjeçares, ajo e raporton në polici

Të shumta janë njoftimet e policisë që raportojnë për përndjekje të femrave nga burra disa vite më të mëdhenj.

Lajme

09/04/2016 19:20

Edhe pse të pakta janë rastet e raportimit të tyre në organet kompetente, këtë herë, nga Komisariati i Policisë Mallakastër bëhet me dije se një vajzë e re, e moshës 25­vjeçare ka marrë guximin të denoncojë një burrë shumë herë më të madh se ajo, i cili e përndiqte këmba­këmbës.

Mënyra e bezdisjes ka qenë e tillë, sa vajzës me inicialet R.Xh., 69­ vjeçari i ka shkaktuar edhe gjendje ankthi në mënyrë të vazhdueshme presioni i bërë nga i moshuari.

Mësohet se shtetasi D.Sh., 69 vjeçar është fqinj me vajzën e re, të dy banues në fshatin Mizë, e kështu atij i ishte fiksuar të përndiqte vajzën duke i kërkuar të kishin marrëdhënie intime.