Mos liberalizimi i vizave = 25 milionë euro

Rreth 25 milionë euro për pesë vjetët e fundit vlerësohet se i kanë shpenzuar kosovarët vetëm për t’u pajisur me viza të zonës Shengen, ndonëse që nga kjo kohë qytetarët e të gjitha shteteve fqinje lëvizin pa viza në BE.

Lajme

24/05/2015 08:20

Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve pej 25 milionë eurosh janë shpenzuar për pagesë direkte për marrjen e vizave në ambasadat e shteteve anëtare të zonës Shengen, ndërsa një shumë e konsiderueshme është shpenzuar edhe për çështje tjera të ndërlidhura me kompletimin e dokumentacionit për viza.

Në periudhën 2010-2012 janë shpenzuar gjithsej 15 milionë euro, pasi për viza Shengen kanë aplikuar rreth 218 mijë kosovarë, ndërsa për vitet 2013-2014, megjithëse nuk ka të dhëna zyrtare, në bazë të trendit nga vitet paraprake besohet se janë shpenzuar edhe rreth 10 milionë euro të tjera. /Zëri/