Mos bëni padrejtësi

Presidenti i Real Madridit, Florentin Perez ka thënë se beson se do të ishte një “padrejtësi’ nëse Cristiano Ronaldo nuk e fiton Topin e Artë 2013. Më herët gjatë javës, ylli portugez u emërua në mesin e tre finalistëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, së bashku me rivalin e…

Sport

13/12/2013 20:55

Presidenti i Real Madridit, Florentin Perez ka thënë se beson se do të ishte një “padrejtësi’ nëse Cristiano Ronaldo nuk e fiton Topin e Artë 2013.

Më herët gjatë javës, ylli portugez u emërua në mesin e tre finalistëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, së bashku me rivalin e përhershëm nga Barcelona, Lionel Messi dhe mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery.

Por, kreu i Los Blancos ka përkrahur yllin e skuadrës së tij që të dalë fitues në shpalljen e më të mirit më 13 janar në Zurich.

“Jam i bindur se Cristiano Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë 2013, përndryshe do të jetë një padrejtësi”, tha Perez para gazetarëve në drekën tradicionale të klubit para Krishtlindjeve.

‘Të gjithë e dinë se ai është futbollisti më i mirë në botë dhe se ka kaluar një vit të jashtëzakonshëm”, u shpreh ai.