Moratti premton Ronaldon

Massimo Moratti ka thënë se nëse do të rikthehet në postin e presidentit të Interit, do ta transferojë yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sport

10/04/2015 16:13

Massimo Moratti nuk është më president i Inter-it, por mbetet mjaft interesant për mediat, përveçse adhurohet ende nga shumë tifozë zikaltër, të zhgënjyer nga presidenti aktual Erick Thohir.

I intervistuar paraditen e së premtes, Moratti ka vijuar deklaratat e tij në lidhje me rikthimin e mundshëm tek Inter-i: “Nuk kam ndërmend të kthehem. Po e shijoj Interin si tifoz. Nw disa raste këshilloj Thohir-in për ndonjë ndryshim, por dua të përsëris edhe njëherë që do të mbetem ish-presidenti”, shkruan “Sportal.al”.

I pyetur nga gazetarët se cilin lojtar do të afronte nëse rikthehej si president, Moratti vijon: “Aventurat kanë provuar se nuk mund të arrihet asgjë me lojtarë mesatarë. Po u riktheva, do sjell Cristiano Ronaldo-n”.

Tifozët e Inter-it mund të ëndërrojnë…