Morata te Chelsea punë e kryer, por do të befasoheni me çmimin e tij (FOTO)

Alvaro Morata është pranë kalimit te Chelsea.

Sport

19/07/2017 16:33

Sulmuesi spanjoll do të largohet për të dytën herë nga Real Madridi, tani për t’u transferuar në Premierligë.

25 vjeçari do t’i bashkohet kampionëve të Premierligës, skuadrës së Chelsea, bën të ditur ‘Marca’, përcjell lajmi.net.

Chelsea do t’i paguaj Real Madridit 80 milionë euro për shërbimet e Moratas.

Kujtojmë se ish sulmuesi i Juventusit kërkohej me ngulm edhe nga Manchester United, por këta të fundit u dorëzuan gjatë negociatave me Real Madridin, për të transferuar pastaj Romelu Lukakun nga Evertoni për 84 milionë euro.

Interesim për Moratan në javën e fundit, ka shprehur edhe Milani./Lajmi.net/