Morata e dërgon Juventusin në gjysmëfinale (Video)

Juventusi është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi Morata shënoi një gol në minutat e fundit të takimit ndaj Parmës.

Sport

28/01/2015 22:39

Pjesa e parë ishte e qetë dhe ajo përfundoi pa gola duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë.

Në minutën e 89′, vetëm disa minuta pasi futet në lojë, Alvaro Morata shënon për ta dërguar Juventusin në gjysmëfinale.

Biankonerët në gjysmëfinale të Kupës së Italisë do të përballen me çiftin Fiorentina-Roma.

Video