Montella zbulon çfarë ndodhi në zhveshtoren e Milanit pas humbjes nga Juventus (FOTO)

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka shprehur dëshpërimin e tij pas humbjes nga Juventus.

Sport

11/03/2017 10:17

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella nuk ka dashur ta gjykojë vendimin e gjyqtarit për penalltinë e akorduar në favor të Juventusit në humbjen 2:1 në Torino.

Por, ai ka pranuar se ekipi ishte i dëshpëruar në zhveshtore pas ndeshjes.

“Kishte edhe lot në zhveshtore”, deklaroi Montella pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Sa i përket penalltisë nuk e kam parë sepse isha larg dhe shumë nervoz”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6