Montella tregon objektivat e Milanit për këtë sezon

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka kërkuar nga tifozët që të mos jenë euforik para fillimit të sezonit.

Sport

29/07/2017 22:26

Sipas tij, skuadra e ka synim të kualifikohet në Champions League, transmeton lajmi.net.

“Marrëeshja me klubin është që të punojmë, dhe tifozët të mos entuziazmohen”, tha Montella.

“Ne duhet të arrijmë objektivën tonë, që të kualifikohemi në Champions League. Nëse kjo nuk ndodhë do të ishte dështim”, përfundoi trajneri i Milanit. /Lajmi.net/