Monika tregon për sëmundjen e Aziz Salihut: Na tmerronin kur na tregonin për gjendjen e tij

Këngëtarja Monika Salihu ishte pjesë e emisionit Prive.

ShowBiz

04/03/2017 22:04

Ajo ka rrëfyer momentet e tmerrshme që ka përjetuar gjersa babai i saj, Aziz Salhiu ishte në spital, shkruan lajmi.net

Këngëtarja ka thënë se sa herë që mjekët i tregonin për gjendjen e babait, ajo është tmerruar nga ky fakt, pasi e shihet me sytë e saj dhimbjen që përjetonte Azizi.

Një tjetër detaj i zbuluar nga ajo është se kurorëzimin e martesës e ka kryer në muajin shtator në Stamboll, në spitalin ku ishte i shtrirë babai i saj.

“Në shtator është ditëlindja ime dhe unë doja të kurorëzohesha në datën e lindjes. Por, pasi që babai ishte i sëmurë, ne nuk mund ta bënim këtë gjë. Prandaj Ylberi erdhi në spital në Stamboll dhe atje e kemi bërë kurorëzimin” ka thënë ajo./Lajmi.net/