Momenti kur Yllka Kuqi këndoi në dasmën e saj!

Prej vitesh Yllka Kuqi është e martuar dhe jeton së bashku me bashkëshortin në qytetin e saj të lindjes, Gjakovë.

ShowBiz

21/09/2018 16:26

Këngëtarja nga Gjakova dhe Astrit Pallaska para disa viteve kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, shkruan lajmi net.

Dhe tani, Yllka nuk ngurron që në asnjë moment t’ia shpreh dashurinë bashkëshortit përmes rrjeteve sociale.

Në një foto të fundit, Kuqi tregon se ka kënduar në dasmën e saj teksa shfaqet pranë bashkëshortit, Astritit.

“Dhe të dua ty”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Bashkëshorti i këngëtares nuk është edhe një emër shumë i panjohur për publikun, njëherësh është edhe drejtor i shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë. /Lajmi.net/