Momente të veçanta nga pushimet përrallore të Marinës dhe Getit

Çifti më i famshëm i showbizit shqiptar, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë duke shijuar disa ditë pushimi.

ShowBiz

19/09/2018 19:30

Dyshja kanë zgjedhur Kubën si destinacion për pushime pasi njihet një nga vendet më atraktive dhe me shumë histori, shkruan lajmi net.

Marina po shijon tejet shumë aventurën e re me bashkëshortin e saj, të cilët vazhdojnë të sjellin imazhe të njëpasnjëshme nga atje.

Siç duket çifti kishin një arsye përse ndodhen në një vend të tillë mbase për të festuar përvjetorin e parë të martesës.

Ata po ashtu nuk ndalen së publikuari momente të lumtura dhe mjaft të veçanta siç është kjo e fundit gjersa tregojnë se janë duke kërcyer.

“Duke kërcyer salca”, shkruan Marina në postimin e publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram.

Kujtojmë që kjo verë ishte goxha e ngjeshur për reperin Selimi kurse Marina ende nuk është përcaktuar në ndonjë emision televiziv. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bn6lzHqDWdR/?hl=en?&taken-by=marina_vjollca