Moment historik: Kim Jong-un i gatshëm të tërhiqet nga përdorimi i armëve bërthamore

Koreja e Veriut është e gatshme të ndaloj testimin e armëve bërthamore, në qoftë se tërhiqen kërcënimet ndaj vendit.

Bota

06/03/2018 13:48

Një delegacion i Koresë së Jugut i cili ishtë në një vizitë dy ditore në Phenian, deklaroi se Koreja e veriut është e gatshme të heqë dorë nga akumulimi i këtyre llojeve të armëve nëse ajo mund të sigurojë garanci ndërkombëtare.

Ky premtim iu është dhënë zyrtarëve të Koresë së Jugut të cilët folën me homologët e tyre verior, transmeton lajmi.net.

Në këto bisedime ka marrë pjesë edhe kreu i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Sipas mediave të Koresë së Jugut, Kim Jong Un ka thënë se nuk do të përdorë armët e tij bërthamore dhe konvencionale kundër fqinjit të tij dhe ka pranuar të takohet me presidentin e Koresë së Jugut në prill.

Koreja e Veriut ka shprehut gatishmëri për të folur me SHBA-të rreth normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëdhëniet midis dy Koreve janë përmirësuar pas Lojërave Olimpike Dimërore./Lajmi.net/