Molliqaj: Kurti propozoi koalicion edhe me Gëzim Kelmendin

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka treguar detaj të përplasjes së tij me Albin Kurtin, teksa ka folur për përçarjen e partisë së tij, që u zbulua pas shpërthimit të një skandali të brendshëm në VV.

Lajme

14/12/2017 22:28

Ai ka treguar se e kishte kundërshtuar Albin Kurti për të bërë koalicion me partinë Fjala të Gëzim Kelmendit.

“Kurti ka propozu të kemi koalicion me partinë Fjala, unë nuk e njoh Gëzim Kelemendin, për mu nuk shkojnë dy gjëra edhe me qenë për bashkim kombëtar që jemi dhe duhet të jemi edhe me bo koalicion me dikë e ka ofendu një figurë kombëtare figurën e “Skënderbeut”, u shpreh Molliqaj

Ai ka thënë se bashkimi kombëtar është një aspiratë dhe mbi të gjitha është nevojë ekonomike dhe e sigurisë.

”Unë shoh shtim të folklorizmit të bashkimi kombëtar. Nëse i shihni fjalimet e fushatës e shihni se ka folklorizma. Në fjalimet e zgjedhjeve të qershorit nuk e kishim bashkimin kombëtar kurse në zgjedhjet lokale po dhe unë mendoj se do të duhej krejt e kundërta”, ka thënë ai.