Molla që zgjat jetën

Sipas një studimi të kryer më së fundi, të hash një mollë në ditë, të zgjatet jeta deri në 35 %. Femrat që konsumojnë më shumë se 100 gram mollë në ditë, kanë një jetëgjatësi më shumë se ato që nuk konsumojnë këtë sasi.

Lifestyle

01/04/2016 20:50

Për kryerjen e këtij studimi që zgjati për 15 vjet, hulumtuesit e Universitetit të Australisë Perëndimore, zgjodhën një grup pensionistësh të moshës 70-85 vjeç. Secili prej 1,456 pjesëmarrësve përfundoi një pyetësor në lidhje me mënyrën e ushqyerjes. Kjo i ndihmoi studiuesit që të kuptojnë se si molla ka ndikuar në jetën e tyre.

Ajo që rezultoi nga ky studim ishte se të moshuarit konsumonin fruta të ndryshme në ditë, me vlera ushqyese dhe vitamina të ndryshme.

Sipas Dr Jonathan Hodgson, nga Shkolla e Mjekësisë UW dhe Farmakologjisë, flavonoidet janë komponimet e bimëve që gjenden në fruta dhe perime, si p.sh. në mollë, manaferra, dardha dhe luleshtrydhe. Këto fruta njihen pikërisht për efektin e tyre të anti-oksidantit, i cili parandalon dëmtimn e qelizave.

Molla

“Ne kemi treguar më parë se marrja e flavonoidit nga lëkura e mollës, përmirëson arterien d.m.th e  relakson. Molla ul rrezikun e vdekshmërisë dhe pakëson shanset e shfaqjes së kancerit.” tha Dr. Hodgson.

Mjekët analizuan ndikimin e mollë, sepse është një frut popullor dhe konsumohet nga të gjithë. Studimi tregoi se gratë që konsumonin rregullisht mollë, kishin më pak shanse për të vdekur.  Por nuk mbetet me kaq. Studimi do thellohet akoma edhe më shumë, sipas Hodgson  do të aplikohet edhe në fruta të tjera.

Fibrat që molla përmban lidhen ngushtë me uljen kolesterolin dhe presionit e gjakut. Kjo sjell dhe reduktimin e shfaqjes së kancerit. Gjithashtu, mollët përmbajnë vitamina të ndryshme si magnezi, kaliumi, dhe vitaminën C.