Modric rrezikon të dënohet me pesë vjet burg

Luka Modric mund të ketë telashe të mëdha me drejtësinë në vendin e tij, në Kroaci.

Sport

02/03/2018 18:27

Një gjykatë në Kroaci po e akuzon mesfushorin e Real Madridit për dëshmi të rrejshme në një rast kriminal.

Edhe pse në njoftim nuk përmendet emri i tij, aty thuhet se 32 vjeçari akuzohet për dëshmi të rrejshme.

Modriq vitin e kaluar dëshmoi në një seancë gjyqësore kundër tre zyrtarëve të Dinamo Zagrebit, përfshirë edhe, Zdravko Mamiq, lidhur me datat e nënshkrimit të anekseve të kontratës së tij profesionale, e cila rregullonte çmimin e transferimit.

Në rast të shpalljes fajtor, Modric mund të dënohet edhe me burg deri në pesë vite./Lajmi.net/