Modric mungon 5-6 javë?

Sipas zërave më të reja që arrijnë nga mediat spanjolle, mësojmë se Luka Modric pritet të jetë jashtë fushave të lojës për diku rreth 5-6 javë.

Sport

18/04/2015 22:31

Edhe pse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga skuadra e Realit, mediat spanjolle kanë filluar të flasin për gjendjen e Modricit.

Sipas raporteve të bëra në Spanjë, e sidomos nga Jose Luis Sanchez që është një burim shumë i sigurt i informatave, mësojmë se Modric do të jetë jashtë fushës së lojës për diku rreth 5-6 javë.

Kështu, ai do ta humbasë derbin e së mërkurës kundër skuadrës së Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, të presim deri nesër për informata zyrtare nga skuadra e Realit.

Modric 1