Moderatorja shqiptare tregon sa para paguhet nga Instagrami

Roza Lati është njëra ndër artistet më të pëlqyera shqiptare.

ShowBiz

11/09/2018 23:00

Me setin e ri fotografik të publikuar në Instagram rrëmbeu gjithë vëmendjen e mediave shqiptare, shkruan lajmi net.

E ftuar në një emision Roza tregoi për zarfin e publikuar disa ditë më herët ku shfaqi një mijë euro. Ajo tha se me këto para është paguar për një ditë pune për imazhet e ‘nxehta’ që ndau me ndjekësit.

“Këto janë përfitimet që unë kam nga Instagrami. Kjo është pagesa që kam marrë për këtë ditë pas bashkëpunimit me një firmë të njohur. Unë jam duke bërë lekë me këtë zhveshjen time. Këtë gjë po bëjnë të gjitha imazhet gjatë vitit 2018”, shprehet ajo.

Roza po ashtu foli edhe për shumë gjëra të reja dhe për emisionin e saj që fillon së shpejti “Why Not”. /Lajmi.net/